RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 55 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

05/05/2022

Ministria e Shëndetësisë: Vetëm 55 qytetarë të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit 55 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete. 

Nga 1280 testime, rastet e reja janë në këto bashki: 18 në Tiranë, 6 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Sarandë, 4 në Vlorë, nga 3 qytetarë në Himarë, Skrapar, nga 2 qytetarë në Lushnje, Kamëz, Vlorë, nga 1 qytetar në Lezhë, Delvinë, Kolonjë, Elbasan, Gramsh. 

Janë 290 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 56 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,480 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (05 Maj 2022) 

Raste të reja ditore           55
Të shëruar në 24 orë        56
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 1280

Testime totale               1,810,232
Raste pozitive                  275,266
Raste të shëruara             271,480
Raste Aktive                         290
Humbje jete                        3,496 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: 

Tiranë            188
Fier                  34
Vlorë               22
Elbasan            9
Durrës              7
Shkodër           7
Korçë               6
Gjirokastër      5
Berat                5
Lezhë               4
Kukës               3

/rtsh.al/