RTSH 24 Live

Kosova

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë: Ushtria serbe nuk ka hyrë në Kosovë

31/07/2022

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë: Ushtria serbe nuk ka hyrë në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë deklaroi pak minuta më parë se ushtria serbe nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë. Sipas saj, për shkak të sasisë së madhe të dezinformatave që administrata e Prishtinës nxjerr qëllimisht dhe që shpërndahet përmes llogarive të rreme në rrjetet sociale dhe uebfaqe të caktuara dhe në të cilat thuhet se gjoja ka pasur konflikte ndërmjet ushtrisë serbe dhe të ashtuquajturës polici të Kosovës.

“Ministria e Mbrojtjes njofton se ushtria serbe nuk e ka kaluar vijën administrative dhe në asnjë mënyrë nuk ka hyrë në territorin e Kosovës dhe Metohisë”.,- thuhet në deklarim.

/rtsh.al/