RTSH 24 Live

Kosova

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk lejon Vuçiçin për vizitë

21/11/2020

Ministria e Jashtme e Kosovës nuk lejon Vuçiçin për vizitë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka bërë kërkesë që ta vizitojë Kosovën, i shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe Marko Gjuriq si dhe Shefin e të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës. “Të enjten kanë kërkuar leje për vizitë, Petkoviq, Vuçiq, Vulin dhe Gjuriq”, kanë konfirmuar për Express nga Ministria e Punëve të Jashtme. Megjithatë nga kjo ministri thonë se nuk do t’iu japin leje për të vizituar Republikën e Kosovës. Një kërkesë e tillë kreut të Serbisë për vizitë në Kosovë vjen pas gjetjes së një varreze masive në Serbi ku dyshohet se janë trupat e shqiptarëve të Kosovës të vrarë nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit në luftën e fundit.