RTSH 24 Live

Aktualitet

Ministri Peleshi bisedon në telefon me ministrin e ri italian të mbrojtjes Crossetto

08/11/2022

Ministri Peleshi bisedon në telefon me  ministrin e ri italian të mbrojtjes Crossetto

Ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi ka zhvilluar të marten një bisedë telefonike me ministrin e ri Italian të Mbrojtjes z. Guido Crossetto, njofton vetë zoti Peleshi në një status në Facebook.

Ai e konsideroi bisedën si tejet te frytshme, duke nënvizuar se  bashkëpunimi me Italinë në fushën e mbrojtjes, është i rëndësishëm për Shqipërinë si bashkaleatë në NATO.

Peleshi dhe Crossetto shkëmbyen ide për adresimin dhe përballimin e sfidave të përbashkëta në kontekstin e sigurisë në rajon dhe më gjerë.

/ rtsh.al /