RTSH 24 Live

Botë

Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Vizita e Pelos tejet domethënëse, qëllimet territoriale të Kinës shkojnë përtej ishullit

05/08/2022

Ministri i Jashtëm i Tajvanit: Vizita e Pelos tejet domethënëse, qëllimet territoriale të Kinës shkojnë përtej ishullit

Ministri i Jashtëm i Tajvanit  në një intervistë për BBC, ka dalë në mbrojtje të vizitës së shkurtër të Kryetares së Dhomës së SHBA, Nancy Pelos. Joseph Wu dënoi stërvitjet ushtarake në shkallë të gjerë që Kina filloi rreth ishullit më 4 gusht, ndërsa deklaroi se vizita e Pelos në Tajvan ishte tejet domethënëse. Wu paralajmëroi gjithashtu se qëllimet territoriale të Kinës shkojnë shumë përtej Tajvanit.

Për gjashtë vitet e fundit Wu ka qenë fytyra publike e fushatës së Tajvanit për njohje më të madhe ndërkombëtare.

Ishte Wu ai që negocioi vizitën e Nancy Pelosit por tashmë po përballet me pasojat e frikshme nga Kina. Ministri i jashtëm i Tajvanit ka deklaruar se nuk do të kërkojë falje. I gjithë qëllimi i udhëtimit të zonjës Pelosi ishte të sillte vëmendjen ndaj këtij ishulli shpesh të harruar dhe pak të kuptuar.

Kina e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë nën kontrollin e Pekinit. Megjithatë, Tajvani është një ishull i vetëqeverisur që e sheh veten të dallueshëm nga kontinenti.

/rtsh.al/