RTSH 24 Live

Kosova

Ministri i jashtëm grek, nesër vizitë zyrtare në Prishtinë

03/06/2021

Ministri i jashtëm grek, nesër vizitë zyrtare në Prishtinë

Ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, ditën e nesër do të vizitojë Prishtinën, aty ku edhe do të takojë liderët kryesorë në vend. Vizita e tij u konfirmua nga vetë ministri gjatë konferencës së 9 rajonale. I pyetur në lidhje me Ballkanin dhe "non paperin" që u botua në lidhje me ndryshimin e kufijve, Dendias përshkroi çdo raport të tillë si "sakrilegj". 

"Gjëja e fundit që Ballkani ka nevojë është mendimi për ndryshimin e kufijve. Ballkani është një rajon i paqëndrueshëm. Gjithçka që bëjmë duhet të bëhet me shumë kujdes, në mënyrë që të mos shkaktojmë situata të tjera të pakontrollueshme. Unë nuk besoj në asnjë mënyrë se ky dokument vjen nga ndonjë shtet, kreu shteti ose qeveria e një vendi ballkanik. 

Më parë ai kishte deklaruar se Greqia do e mbështesë rrugëtimin e Kosovës në BE, por nuk do e njoh atë si shtet . Ministri i Jashtëm Dendias do ta vizitojë Kosovën në fillim të qershorit për arsye të formimit të qeverisë së re në Kosovë. Diskutimet për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Greqia filluan të shqefshin pas deklaratave të ekspertit amerikan David Phillips se nga të gjitha vendet që nuk e njohin Kosovën si shtet, Greqia është më afër që ta njohë .