RTSH 24 Live

Politikë

Mike Pence në kampin e MEK në Shqipëri: Regjimi iranian do ketë fundin e Bashkimit Sovjetik! Mbështesim një Iran demokratik

23/06/2022

Mike Pence në kampin e MEK në Shqipëri: Regjimi iranian do ketë fundin e Bashkimit Sovjetik! Mbështesim një Iran demokratik

Ish zv.presidenti amerikan Mike Pence gjatë fjalimit të tij në kapin e MEK në Shqipëri ka mbështetur opozitën iraniane që përndiqet nga regjimi i vendit të tyre, duke i treguar se SHBA është shtëpia e tyre. Ish zv.presidenti Pence tha se SHBA mbështes një Iran demokratik, ndërsa ka nxitur opozitën iraniane që të luftojë për lirinë e vendit të saj.

“Ju falënderoj për këtë mirëseardhje kaq të ngrohtë për mua dhe gruan time të jemi sot këtu në Ashraf 3 ku flaka e lirisë digjet në Shqipëri. Është privilegj të jemi këtu në shtëpinë e lirisë së Iranit. Ne ndajmë një çështje të përbashkët. Çlirimin e popullit të Iranit dhe lindjen e një Irani demokrat të lire dhe me parimet e një demokracie të qëndrueshme.  Është hera parë që vizitoj Shqipërinë dhe nuk do të flas në emër të qeverisë amerikane. Populli amerikan janë me ju që luftoni për lirinë e Iranit. E di që shumë amerikane dhe qytetarë amerikane kanë familjaret e tyre dhe 1.5 mln amerikane kanë lindur në Iran, që do të thotë se Amerika është shtëpia e iranianeve”, tha Pence.

Teksa cilësoi se asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmonë, ish zv.presidenti e krahasoi këtë me fundin e Bashkimit Sovjetik dhe se po të njëjtën gjë do të pësonte  regjimit autokratik në Iran.

“E dimë historinë e pasur e aq të vjetër të popullit që ka dhënë kontribute të çmuara, e dimë që historia e tyre nuk ilustrohet në realitetin e sotëm. Mbështesim popullin krenar sepse e dimë që kanë parime të drejta. Asnjë regjim shtypës nuk mund të zgjasë përgjithmonë. Kini besim miqtë e mi, drejtësia që ka të bëjë edhe me Bashkimin Sovietik që u rrënua do të jetë edhe fati i autoriteteve në Iran dhe kombi i Iranit do të ngrihet në lavdi me paqe prosperitet. Na ndihmo o Zot”, tha ish zv.presidenti.

Edhe udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi tha se kjo rezistencë e MEK dhe islami I tyre lufton tiraninë dhe nuk bën dallime mes Krishtit, Moisiut apo Muhamedit. Gjatë fjalës së saj ajo tha se . masakrat e kryera ndaj popullit opozitar në Iran duhet te referohet tek këshillin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara.

'Rezistenca e iranianeve është rezistenca e një kombi e cila mund të ndryshojë rrjedhën e historisë. Ne shohim zhvillimet në Ukrainë. Nëse ky popull nuk do të përqafonte armët, cili do te ishte fati i tyre? Duke besuar ne Islam demokratik, MEK është një kundërforce e ideologjisë se Mullave në emër te Islamit. Islami ynë e refuzon tiraninë. Nuk bën dallime mes Krishtit, Moisiut apo Muhamedit. Duke ndarë fenë nga shteti, kjo alternativë është zgjidhja për themelimin e qeverie demokratike. Udhëheqësit e Teheranit janë në pikën e tyre më të dobët duke u përballur me thirrjet e popullit për ndryshim. Sot bota sheh qartësisht që politika e Mullahve ka dështuar. Ky është një regjim i cili nuk ka hequr dorë nga armët nukleare. Masakra e të burgosurve politik dhe shtypja e protestuesve duhet te referohet tek këshillin e sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Lufta e të rinjve rebel të Iranit për të përmbysur regjimin duhet dhe meriton njohje. Zoti Zv. President luftëtarë për liri të Iranit që kam luftuar kundër regjimit, ju mirëpresim juve në Ashraf 3 dhe nesër do ju mirëpresin në Iran', tha Maryam Rajavi.

Ish-zëvendës Presidenti i SHBA, Mike Pence mbërriti në Shqipëri pikërisht për të shprehu mbështetjen që SHBA i jep opozitës iraniane. Më herët mbështetjen për MEK në Shqipëri e bëri edhe ish-sekretarit amerikan të shtetit, Mike Pompeo, i cili tha se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbështesë MEK-un dhe të jenë më pranë popullit iranian për një shtet demokratik, laik dhe jo bërthamor.

/rtsh.al/