RTSH 24 Live

Ekonomi

MIE hap procedurën konkurruese për katër zona minerare

13/04/2021

MIE hap procedurën konkurruese për katër zona minerare

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi se për investitorët e interesuar në sektorin minerar tashmë janë katër zona të cilat do t’i kalojnë privatit për kërkim-zbulim ose shfrytëzim.

Në shkresën e ministrisë thuhet se zonat minerare janë fjalë janë respektivisht me Nr. 433, Nr. 356/1, Nr. 350/4, Nr. 318/1 dhe kryesisht i përkasin mineraleve krom dhe materialeve të ndërtimit.

Zona e parë me nr 433 është objekti Balgjaj në zonën e Dibrës. Ajo jepet për kërkim-zbulim kromi dhe sipërfaqja është 1178 km. Vlera minimale e investimit që kërkohet për këtë zonë pa TVSH për prodhim vjetor minimal është 3.06 milionë lekë.

Zona e dytë Nr. 356/1 (Objekti Gjorma), Qarku Elbasan. Ajo jepet për shfrytëzim gëlqerori në një sipërfaqe prej 1 mijë km2. Vlera minimale e investimit në këtë rast është 19.5 milionë lekë.

Zona minerare Nr. 350/4 në objektin Qeparo në Himarë, Qarku Vlorë. Kjo jepet për shfrytëzim në një rezervë që llogaritet 2.5 milionë tonë  në një sipërfaqe 130 km2 dhe një vlerë minimale investimi 19.5 milionë lekë.

Zona minerare e katërt është zona Nr. 318/1 (Objekti Skuterre), Qarku Tiranë. Lloji i mineralit është gur gëlqeror në një rezervë që llogaritet 3 milionë tonë. Ajo jepet për shfrytëzim në një sipërfaqe 102 km2. Sasia minimale e prodhimit që kërkohet në këtë rast është 10 mijë m3 në vit dhe vlera minimale e investimit 19.5 milionë lekë.

“Kërkohet që të realizohet aplikimi për leje minerare për zonat minerare konkurruese Nr. 433, Nr. 356/1, Nr. 350/4, Nr. 318/1, të miratuara në planet vjetore të viteve 2011, 2012 dhe 2014. Ofertuesit të paraqesin vetëm një Ofertë për një zonë konkurruese, ku të angazhohen se pranojnë kushtet e përcaktuara në ftesën për procedurë konkurruese dhe detyrimet që rrjedhin nga fitimi i procedurës konkurruese” thuhet në dokument.

Ministria parashikon që dorëzimi i ofertave të të bëhet brenda datës 11 maj 2021 dhe në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tyre pranë ambienteve të saj.