RTSH 24 Live

Europë

Michel: Ftojmë Biden për bashkëpunim për një Europë dhe Amerikë më të mirë

20/01/2021

Michel: Ftojmë Biden për bashkëpunim për një Europë dhe Amerikë më të mirë

Bashkimi Europian i propozon presidentit Joe Biden, i cili merr detyrën sot, një pakt të ri themelues midis Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi presidenti i KE, Charles Michel, në seancën plenare të Parlamentit të BE-së.

”Pakti do të sjellë një Europë dhe një Amerikë më e fortë për të ndërtuar së bashku një botë më të mirë”, shtoi Michel.

”Në ditën e parë të mandatit të tij, unë ftoj presidentin Biden në Europë për të marrë pjesë në një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit Europian në Bruksel që mund të mbahet paralelisht me një samit të NATO-s”, propozoi Michel. /ATSH