RTSH 24 Live

Kulturë

Mevlan Shanaj: Pirro Mani, një prej krijuesve të portretit të kombit

03/06/2021

Mevlan Shanaj: Pirro Mani, një prej krijuesve të portretit të kombit

Regjisori Mevlan Shanaj, sa i përket lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të aktorit Pirro Meani, shprehet se kjo është një ditë e zezë për të gjithë artin shqiptar.

"Të iki Pirro Mani do të thotë se për tërë kulturën shqiptare është një ikje pa kthim e një prej atyre që kanë krijuar portretin e kombit. Ai ishte maja më e lartë në teatrin shqiptar. Unë dua t'i shpreh ngushëllimet gjithë artit shqiptar", regjisori i njohur Pirro Mani.

Sipas njoftimit të familjes, sot në mëngjes, e enjte 3 Qershor 2021, në shtëpinë e tij në Nju Jork, nën kujdesin e njerzëve të dashur të familjes, pushoi së rrahuri zemra e artistit të madh, e regjizorit më të shquar që ka nxjerrë Shqipëria, (Mjeshtër i Madh) Pirro Kosta Mani.

Ai ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare. Pirro Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.