RTSH 24 Live

Kuriozitete

Meteor i rrallë që ra në Britani besohet se ka “përbërës për jetën”

10/03/2021

Meteor i rrallë që ra në Britani besohet se ka “përbërës për jetën”

Një top zjarri që ndriçoi qiellin mbi Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Veriore më 28 Shkurt të këtij viti ishte një lloj i rrallë i meteoriti. Fragmente të shkëmbit hapësinor të zbuluara në një rrugëkalim në ‘Cotswolds’, mund të japin përgjigje në pyetjet në lidhje me historinë e hershme të sistemit diellor dhe jetën në Tokë, shkruan CNN. Pothuajse 300 gramë meteorit janë mbledhur nga qyteti i vogël Gloucestershire i Winchcombe nga shkencëtarët, të cilët thanë se shkëmbi ishte formuar nga kondrite karboni. Thuhet se substanca është pak a shumë nga materiali më primitiv dhe i pacenuar në sistemin diellor dhe ka qenë e njohur që përmban materiale organike dhe aminoacide, që ndryshe e kanë quajtur “përbërës për jetën”.

Richard Greenwood, një studiues në shkencat planetare në një deklaratë për media ka thënë se ishte në shok kur e ka për meteorin unik dhe se është ndier i emocionuar kur ua konfirmoi i pari njerëzve. Greenwood, ka thënë se në Tokë gjenden rreth 65,000 meteorë dhe 1.206 janë dëshmuar të bien, e nga këto vetëm 51 janë kondrite karboni.

Topi i zjarrit u pa nga mijëra dëshmitarë okularë në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Veriore. Shkëmbi origjinal hapësinor po udhëtonte me gati 14 kilometra në sekondë para se të godiste atmosferën e Tokës dhe në fund të fundit të ulej në një rrugë me pemë në Winchcombe.