RTSH 24 Live

Aktualitet

Meta viziton trevat shqiptare në Malin e Zi

19/06/2021

Meta viziton trevat shqiptare në Malin e Zi
 
Presidenti shqiptar Ilir Meta ka vizituar të shtunën trevat  shqiptare në Mal të Zi. Me anë të një postimi në Facebook, Kreu i Shtetit thotë se ka takuar edhe një profesor të gjuhës shqipe, i cili edukon fëmijët shqiptarë në Mal të Zi. “Në shkollën fillore “Gjergj Kastriot Skënderbeu” në Ostros, me profesorin e gjuhës shqipe, Ali Gjeçbritaj, i cili prej dekadash edukon fëmijët shqiptarë në Malin e Zi, me kulturën dhe traditat atdhetare. E falënderova me mirënjohje për kontributin e tij në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare në trevën e Krajës”, shkruan Presidenti Meta.