RTSH 24 Live

Politikë

Meta: Tirana ka hak për të marrë, padrejtësinë do ta kthejmë në drejtësi

10/08/2022

Meta: Tirana ka hak për të marrë, padrejtësinë do ta kthejmë në drejtësi

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një takim me me strukturat e Tiranës, ka vënë në epiqendër të sulmeve të tij kryeministrin Rama dhe menaxhimin e kryeqytetit. Meta, në fjalën e tij, akuzoi kryeministrin Rama se ka qenë nismëtar i betonizimit të kryeqytetit.

“Shqipëria ka pasur pushtues të përgjegjshëm. Nuk ka vetëm pushtues që e nisën karrierën me 20% në Tiranë dhe tani e vazhdojnë me 500%. Se i bën rrugët 6-fish më të shtrenjta se Serbia. Tirana ka përjetuar më shumë së gjithkush tiraninë e këtij sekti akut dhe antikombëtar, që e nisi duke u përpjekur të vjedhë meritat e ish kryeministrit Ilir Meta, për t’i rikthyer Tiranës parqet e gjelbërta. Për të ruajtur atë trashëgimi kulturore që kishte Tirana nga e kaluara, siç ishte Teatri Kombëtar, për ta kthyer sot në Tiranën e betonit, ku nuk dallohet më kulla e Sahatit se kanë lindur kulla të tjera qiellgërvishtëse. Tirana ka hak për të marrë në kuptimin e vërtetë të kësaj fjale. Shumë shpejt për ta kthyer padrejtësinë në drejtësi”, tha Meta.

/rtsh.al/