RTSH 24 Live

Politikë

Meta takohet me Yuri Kim: Takim konstruktiv mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA

23/09/2022

Meta takohet me Yuri Kim: Takim konstruktiv mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA

Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim dhe Ilir Meta kanë hedhur pas krahëve përplasjet e tyre në distancë. Ambasadorja Kim është takuar me drejtuesin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku në fokus të bisedës ka qenë bashkëpunimi dhe forcimi i lidhjes mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Ka qenë vetë Meta që ka bërë të ditur detaje nga takimi.

“Sot mirëprita në selinë e Partisë së Lirisë Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Yuri Kim. Ishte kënaqësi të diskutonim hapur dhe në mënyrë konstruktive mbi bashkëpunimin e Partisë së Lirisë me SHBA, në interes të forcimit dhe intensifikimit të partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe SHBA, përmbushjes të detyrimeve tona si vend anëtar i NATO-s, si dhe reformave prioritare të përshpejtimit të integrimit europian të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE”, shkruan Meta.

Takimi i Kim dhe Metës vjen pas përplasjeve në distancë gjatë kohës kur ky i fundit ishte në krye të Presidencës duke sulmuar disa herë reformën në drejtësi.

/rtsh.al/