RTSH 24 Live

Politikë

Meta pret ambasadorin e Indonezisë: Rritje e marrëdhënieve mes dy vendeve

27/09/2021

Meta pret ambasadorin e Indonezisë: Rritje e marrëdhënieve mes dy vendeve

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Indonezisë në Shqipëri, rezident në Sofje, Iwan Bogananta, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta e uroi Ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Shqipëri.

Kreu i Shtetit vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe shprehu vullnetin e nxitjes më tej të tyre në fushat me interes reciprok, veçanërisht ato ekonomike e tregtare, sektorin e energjisë së rinovueshme, turizmit, bujqësisë, agrobiznesit, si dhe dixhitalizimit të transportit.