RTSH 24 Live

Kronika

Meta paralajmëron Ramën: Po hyra në fushatë me doktorin, mbete pa grup parlamentar!

17/04/2021

Meta paralajmëron Ramën: Po hyra në fushatë me doktorin, mbete pa grup parlamentar!

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të respektojë Kodin Zgjedhor dhe të mos bëjë shkelje të ligjit në fushatë, ndërsa e ka paralajmëruar se nëse do të përfshihej në fushatë PS do të mbetej pa gruparlamentar. Zoti Meta ka postuar një poster të PS ku fotot e  Berishës, Metës, Kryemadhit dhe Bashës, shoqërohen me shkrimin “Këta nuk meritojnë asnjë shans”. Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze. Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar. Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman! Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!" shkruan presidenti Meta.