RTSH 24 Live

Politikë

Meta në Kishën e Prullit: Pandemia ka shtuar vështirësitë. Të lutemi për ata që kanë më shumë nevojë!

22/11/2020

Meta në Kishën e Prullit: Pandemia ka shtuar vështirësitë. Të lutemi për ata që kanë më shumë nevojë!
Presidenti Ilir Meta, në Kishën e Prullit në Lezhë

Në këto kohë të vështira që po kalon vendi për shkak të pandemisë së koronavirusit, Presidenti Ilir Meta, nga Kisha e Prullit në Lezhë ftoi të gjithë shqiptarët të luten për ata që sot kanë më shumë nevojë.

"Vështirësitë janë shtuar dhe për shkak të pandemisë, që ka shtuar dramat njerëzore, familjare, shoqërore. Është një sfidë që po vazhdon.. Zoti të na ndihmojë të gjithë shqiptarëve. Të lutemi për ata që po vuajnë dhe të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë. Të lutemi për mjekët dhe infermierët që po luftojnë atje prej pandemisë. Të lutemi dhe për ata që kanë humbur vendet e punës dhe t’ju jemi pranë që mos të largohen nga vendi, u shpreh presidenti Meta.

Presidenti refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve me sfond politik, ndërsa tha se nuk duhet ta humbim shpresën se vështirësitë do të kapërcehen.