RTSH 24 Live

Politikë

Meta kujton tubimin e 2 marsit: Misionin do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!

02/03/2021

Meta kujton tubimin e 2 marsit: Misionin do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021!

Presidenti Ilir Meta kujtoi këtë të martë tubimin e 2 marsit të vitit të kaluar të organizuar prej tij në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër atij që ai e quajti grushti i maxhorancës së majtë. Duke falenderuar të gjithë pjesëmarrësit zoti Meta shprehet se misionin do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021. "Falënderim të përzemërt dhe mirënjohje të thellë, për të gjithë motrat dhe vëllezërit shqiptarë, të cilët një vit më parë ju përgjigjen thirrjes së Presidentit të Republikës, në mbrojtje të Kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Misionin tonë, të nisur më 2 mars 2020, për rivendosjen e sovranitetit të plotë të popullit shqiptar ndaj të gjitha institucioneve, do ta çojmë deri në fund, nëpërmjet referendumit historik të 25 prillit 2021! PRANVERA KUQEZI PO VJEN!" shprehet përmes një statusi në rrjete sociale presidenti Meta.