RTSH 24 Live

Aktualitet

Meta: Koha për të menduar e vepruar për shqiptarët!

22/01/2021

Meta: Koha për të menduar e vepruar për shqiptarët!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka deklaruar sot se Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë. Sipas tij një shqiptar sot ndihet më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan. Përmes një statusi në rrjete sociale zoti  Meta ka publikuar të dhënat e Eurostat për numrin e azilantëve ekonomikë për 10 mijë banorë, bazuar tek periudha 2014-2019. Presidenti bën thirrje që tani është koha për të menduar e vepruar për shqiptarët. "Shqipëria zë vendin e parë në Europë për numrin e azilantëve ekonomikë, duke lënë pas edhe vende të sapodala nga lufta dhe konfliktet civile. Një shqiptar ndihet sot më i pashpresë se një sirian, iraken dhe afgan. Lufta efikase kundër varfërisë, zhdukja e monopoleve, anulimi i koncensioneve korruptive, rritja e prekshme e pagave dhe pensioneve, hapja e vendeve të reja të punës, ulja e taksave, krijimi i shanseve dhe i mundësive të reja për të rinjtë e ndalojnë shpopullimin. Koha për të menduar dhe vepruar për shqiptarët!" shkruan zoti Meta në rrjetet sociale.