RTSH 24 Live

Kronika

Meta: Denonconi çdo tentative dhe ofertë për blerje vote!

16/04/2021

Meta: Denonconi çdo tentative dhe ofertë për blerje vote!

Presidenti i  Republikës, Ilir Meta, sërish ju drejtua qytetarëve të votojnë më 25 Prill dhe ti qëndrojnë çdo lloj presioni. Kreu i shtetit, që foli për gazetarët  nga qyteti bregdetar i Vlorës, tha se qytetarët të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash.  “I ftoj qytetarët e Vlorës, të rinjtë e të rejat të refuzojnë dhe denoncojnë çdo ofertë për blerje votash, të qëndrojnë fort ndaj çdo presioni, përpjekje për të shantazhuar e zhvlerësuar votën e lirë. I ftoj qytetarët të votojnë për kandidatet dhe kandidatët që luftojnë më shumë korrupsionin, dhe jo që bëjnë gjasme. Korrupsioni, kapja e shtetit, kapja e institucioneve qendrore e vendore, me banditi e importuar nga Astiri, që ka ardhur për presion e blerje votash, ky është problemi kryesor pse largohen të rinjtë”, apeloi zoti Meta.