RTSH 24 Live

Ekonomi

Merr formë pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Rama publikon foto

31/07/2022

Merr formë pista e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, Rama publikon foto

Punimet e para të ndërtimit të aeroportit të Vlorës, i cili parashikon të zhvillojë fluturime transoqeanike duket se ka marrë formë. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga vendi i ndërtimit.

Aeroporti i Vlorës pritet të ndërtohet brenda 4 viteve të ardhshme, ku fitues u shpall konsorcium kompanish të themeluara në Zvicër. Aeroporti i Vlorës do të jetë i tretë aeroport në vend, pas Rinasit dhe atij të Kukësit, ku këtu fluturimet do të jenë transoqeanike.

Ai pritet që të hapë 1 mijë vende pune të reja, do të ulë çmimet e biletave dhe do ta kthejë Vlorën në portën më të rëndësishme turistike të rajonit. 

/rtsh.al/