RTSH 24 Live

Aktualitet

Merkel pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave

14/09/2021

Merkel pritet nga Rama në Pallatin e Brigadave

Kancelarja gjermane Angela Merkel është pritur me të gjitha nderet në Pallatin e Brigadave në Tiranë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të dy vendeve nga banda frymore e Gardës së Republikës, Rama dhe Merkel parakaluan në tapetin e kuq para delegacioneve respektive.

Ndërkohë në vijim, do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes Kryeministrit Edi Rama dhe Kancelares Angela Merkel në Pallatin e Brigadave.

Në orën 11:00 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve në Pallatin e Brigadave.

Ndërsa në orën 11:50 parashikohet mbërritja e Kryeministrit dhe krerëve të qeverive të Ballkanit në Tirana Business Park, dhe në 11:55 do të jetë mbërritja e Kancelares Merkel në Tirana Business Park.

Në orën 12:00 do të realizohet Foto Familjare me krerët e delegacioneve në Tirana Business Park.

Në orën 14:35, Kryeministri Rama dhe Kancelarja Merkel do të japin një konferencë për shtyp po në ambientet në Tirana Business Park.