RTSH 24 Live

Aktualitet

Merkel mbërrin në Shqipëri

14/09/2021

Merkel mbërrin në Shqipëri

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar "Nënë Tereza". Ajo është pritur nga ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme  Olta Xhaçka. "Nder dhe kënaqësi t’i uroja mirëseardhjen Kancelares Gjermane, Angela Merkel, e cila mbërriti në Tiranë për takime të rëndësishme me Kryeministrin Edi Rama dhe liderët e rajonit. Mirënjohje për mbështetjen e saj për integrimin 🇪🇺 të Ballkanit Perëndimor si dhe për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimin e rajonit tonë" shkruan me këtë rast në rrjetet sociale zonja Xhaçka.