RTSH 24 Live

Europë

Merkel: Gratë të përfshihen më shumë në politikë

23/10/2021

Merkel: Gratë të përfshihen më shumë në politikë
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel

Kancelarja në largim e Gjermanisë, Angela Merkel, u bëri thirrje grave që të përfshihen më shumë në politikë, në edicionin e fundjavës të ”Sueddeutsche Zeitung”. “Ne duhet të punojmë me gratë që kanë më shumë besim, në përgjithësi, sepse edhe kur ka gra të pranishme, nuk është se ata po luftojnë për pozitën drejtuese të partisë”, theksoi Merkel. “Unë vetëm mund t’i nxis gratë që të përfshihen. Të kesh vetëm burra në politikë nuk i përshtatet më kohës”, shtoi ajo. “Dhe, nëse një parti politike dëshiron të përfaqësojë njerëzit, ajo duhet t’i afrohet barazisë gjinore dhe të ketë vullnetin për ta bërë këtë”, vazhdoi kancelarja në ikje. Merkel, kancelarja e parë femër e vendit, pritet të largohet nga politika pas gati 16 vitesh në krye të Gjermanisë.