RTSH 24 Live

Aktualitet

Menaxhonte trafikun e kokainës, kapet në Itali 35-vjeçari shqiptar

13/08/2022

Menaxhonte trafikun e kokainës, kapet në Itali 35-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar 35-vjeçarin shqiptar Anton Likmeta. Pas një operacioni anti-drogë, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e 35-vjeçarit Likmeta, i cili ka rezultuar me precedentë penalë. Sipas Politiko, Likmeta në bashkëpunim me një rumun, prej kohësh menaxhonin trafikun e kokainës në Triveneton, duke përfituar qindra mijëra euro.

Paratë e përfituara nga aktiviteti i paligjshëm depozitoheshin fillimisht në bankat rumune dhe më pas ktheheshin në Itali, ku investoheshin në biznese. Gjatë kontrollit në banesën e Likmetës u gjetën rreth 670 gramë kokainë, 15 gramë hashash dhe 43 200 euro.

/rtsh.al/