RTSH 24 Live

Aktualitet

Megaoperacioni “Territor i pastër”/ Zbulohen 3 parcela me kanabis në Krujë, asgjësohen 685 fidanë

28/05/2023

Megaoperacioni “Territor i pastër”/ Zbulohen 3 parcela me kanabis në Krujë, asgjësohen 685 fidanë

Në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër” janë zbuluar edhe 3 parcela me kanabis në fshatrat e Krujës.

Në kuadër të vijimit të kontrollit të territorit, në fshatrat Kuçaj, Zezë dhe Verjon u zbuluan 685 fidanë kanabis të kultivuar në tokë, të cilat u asgjësuan përmes djegies.

Kjo është faza e 8-të e këtij megaoperacioni, ndërsa në kontrolle u përfshinë 100 punonjës policie të Komisariatit të Policisë Krujë dhe të Forcës së Posaçme Operacionale e DVP Durrës, 6 grupe të FNSH Tiranë dhe 5 dronë.

Për rastin policia ka identifikuar “53-vjeçarin A. D., banues në fshatin Zezë, si autor i dyshuar i 250 fidanëve kanabis që u gjetën të kultivuar në afërsi të banesës së tij” dhe është shpallur në kërkim.

Vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të tjerë të kësaj  veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

/rtsh.al/