RTSH 24 Live

Botë

Medvedev sulmon sërish Perëndimin: Liderët e BE, rezervë e zbehtë e SHBA-së

23/06/2022

Medvedev sulmon sërish Perëndimin: Liderët e BE, rezervë e zbehtë e SHBA-së

Nënkryetari i Këshillit të Sigurimit dhe ish-presidenti rus Dmitry Medvedev,  ka sulmuar sërish liderët europianë.

Me një postim në Twitter, ai hedh poshtë klasën politike europiane, teksa shkruan se “udhëheqësit perëndimorë e janë kthyer në rezervën e dobët amerikane.

Pa ofendim për askënd, por është e qartë për të gjithë se Mario Draghi nuk është Silvio Berlusconi dhe Olaf Scholz nuk është Angela Merkel. Këta janë njerëz të rinj dhe një epokë e re qeverisjeje, për mendimin tim, larg nga optimali. Problemi i degjenerimit të politikës evropiane  lidhet mbi të gjitha me faktin se ajo është kthyer në një rezervë të zbehtë të solistëve amerikanë", shkruan ai./ TGCOM

/rtsh.al/