RTSH 24 Live

Televizion

Mediu : 99.9% jam për marrëveshje, nëse PD se do PR, dal më vete

20/01/2021

Mediu : 99.9% jam për marrëveshje, nëse PD se do PR, dal më vete
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu beson se negociatat me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi zgjedhjet e 25  prillit do të përfundojnë me një marrëveshje mes palëve. I ftuar në emisionin "Përballë" të gazetarit Lutfi Dervishi, Mediu tha:   “Unë jam me 99.9% tek ideja e marrëveshjes, edhe njëherë nuk e kam idenë që PR do të dalë më vete. Nëqoftëse Partia Demokratike nuk e do PR pa dyshim që s’ka rrugë tjetër. Unë nuk mund të bëj atë që s’duhet ta bëjë asnjë republikan. Të jem unë kaq miop që votat e PR të shkojnë në favor të Edi Ramës. 30 vjet histori politike PR ka qënë në krah të PD-së. Nqs s’ka një marrëveshjë PR ka shtëpinë e vet.”- theksoi Mediu. 
Kreu i republikanëve thotë se vlera e PD dhe PR është që janë parti të ndryshme.  “Ka pas edhe oferta të ndryshme, për t’i shkrirë partitë politike për tu përfshirë në hierarkinë politike të PD-së etj por unë e kam parë të pavlefshme. Është diskutuar herë pas here edhe pas zgjedhjeve të 2013. Ka pasur diskutime edhe në 2017.  Por për mua është dukur e pavlefshme një lloj marrëdhënie e tillë që nuk jep product electoral.”- tha Mediu në "Përballë".