RTSH 24 Live

Botë

Mediat shtetërore ruse: Bashar Al Assad dhe familja e tij ndodhen në Moskë

08/12/2024

Mediat shtetërore ruse: Bashar Al Assad dhe familja e tij ndodhen në Moskë

Bashar al-Assad i Sirisë dhe familja e tij kanë mbërritur në Rusi dhe u është dhënë azil nga autoritetet ruse, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve të dielën, duke cituar një burim të Kremlinit.

Agjencia e lajmeve Interfax citoi burimin e paidentifikuar të thoshte: "Presidenti i Sirisë Assad ka mbërritur në Moskë. Rusia u ka dhënë atyre (atij dhe familjes së tij) azil për arsye humanitare."

“Presidenti sirian Assad dhe anëtarët e familjes së tij mbërritën në Moskë, bazuar në konsiderata humanitare, u dhanë atyre azil”, tha burimi.

Sipas tij, “Rusia gjithmonë ka mbështetur kërkimin e një zgjidhjeje politike në zgjidhjen e krizës siriane”.

“Ne vijojmë nga nevoja për të rifilluar negociatat nën kujdesin e OKB-së”, shtoi burimi.

“Zyrtarët rusë janë në kontakt me përfaqësuesit e opozitës së armatosur siriane, udhëheqësit e të cilëve garantuan sigurinë e bazave ushtarake ruse dhe institucioneve diplomatike në Siri”, theksoi një burim në Kremlin.

Ai shprehu shpresën për vazhdimin e dialogut politik në emër të interesave të popullit sirian dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Federatës Ruse dhe Sirisë.

 

/rtsh.al/