RTSH 24 Live

Aktualitet

Media gjermane “Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve për t’u vizituar në 2025

2 orë para

Media gjermane “Merkur.de”: Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve për t’u vizituar në 2025

Për shumë njerëz, pushimet verore sapo kanë përfunduar, por pikërisht në këtë moment dëshira për të planifikuar udhëtimin e radhës është më e madhe. 

Media gjermane “Merkur.de” ka sugjeruar disa vende për t’u vizituar, pas sezonit të verës, ku midis tyre përmend Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025-ën.

Revista vlerëson se Alpet Shqiptare, janë shtëpia e disa parqeve kombëtare që janë të mbushura me peizazhe mahnitëse. "Një nga më të bukurit është Parku Kombëtar i Thethit me ujëvarën e Grunasit, por edhe lugina e Valbonit me lumin me të njëjtin emër, si dhe male e formacione shkëmbore mbresëlënëse ia vlen të shmanget", përshkruan revista gjermane. 

Po ashtu, lumi i Shalës, i cili quhet “Tajlanda e Shqipërisë”, sugjerohet të vizitohet me patjetër.

Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025

/rtsh.al/