RTSH 24 Live

Aktualitet

Meçe: Jam brez i festës. Dita e Çlirimit nuk mund të sfumohet duke u bashkuar me Pavarësinë

29/11/2024

Meçe: Jam brez i festës. Dita e Çlirimit nuk mund të sfumohet duke u bashkuar me Pavarësinë

Analisti Arben Meçe ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se dita e Çlirimit nuk mund të sfumohet duke u bashkuar me Pavarësinë.

Ai vuri në dukje se festa e Pavarësisë dhe dita e Çlirimit janë ngjarjet të rëndësishme për historinë e Shqipërisë por secila ka datën e saj.

Jemi brezi i festës dhe me bindjen e festës. 29 është ngjarje e madhe e historisë së popullit shqiptar dhe 29 më tepër se një datë është një moment historik në historinë e popullit shqiptar. Nuk mund të zhvishet kaq makabër nga historia e popullit shqiptar. Është absurde të mendojmë që gjaku i këtyre njerëzve të zërohet në emër të ashtuquajturve të antikomunistëve. Ata duan ta sfumojnë ngjarjen. Mënyra më e kamufluar për ta asgjësuar këtë ditë me një ditë akoma më të madhe dhe natyrisht 28 është ngjarja më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë. Por kjo nuk do  të thotë të bashkohet me një ngjarje tjetër”, është shprehur Meçe.  

/rtsh.al/