RTSH 24 Live

Aktualitet

Me shpejtësi deri në 179 km/h në bypass-in e Fierit, pezullohen 89 patenta

25/06/2022

Me shpejtësi deri në 179 km/h në bypass-in e Fierit, pezullohen 89 patenta

Shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor vijojnë të gjobiten nga policia. Përmes monitorimit me makina inteligjente dhe radarë, në bypass-in e Fierit janë pezulluar 89 patenta, pasi drejtuesit udhëtonin me shpejtësi marramendëse nga 142-179 km/h. Pezullimi i patentave është bërë për një periudhë nga 3-14 muaj.

Gjithashtu shumë të tjerë janë gjobitur me shuma të mëdha nga 20-80 mijë lekë si dhe u janë ulur pikët nga patenta.

Për shkelje të rregullave të qarkullimit u gjobitën edhe 201 drejtues mjetesh u ndëshkuan për qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për mos vendosje të rripit të sigurimit.

/rtsh.al/