RTSH 24 Live

Aktualitet

Me 9 mijë fara kanabisi dhe 196 fishekë arrestohet 46-vjeçari

02/03/2021

Me 9 mijë fara kanabisi dhe 196 fishekë arrestohet 46-vjeçari

Policia e Vlorës bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë një 46-vjeccar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën rreth 9 mijë fara të bimës kanabis sativa. Personi i ndaluar quhet Shkëlqim Isufaj dhe se sipas policisë gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur edhe 196 fishekë.

Njoftimi i policisë

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Sekuestrohen fara kanabisi, lëndë narkotike kanabis dhe municion luftarak.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas mbante lënde narkotike në banesë, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat është arrestuar në flagrancë shtetasi:

  1. I., 46 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, rreth 9000 fara të bimës cannabis sativa, një sasi lënde narkotike cannabis në formë pluhuri, boçeje dhe çokollate, si dhe 196 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.