RTSH 24 Live

Kronika

Me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet në Gjirokastër 30 vjeçari nga Kosova

27/09/2022

Me 5 emigrantë të paligjshëm në makinë, arrestohet në Gjirokastër 30 vjeçari nga Kosova

Një 30-vjeçar nga Kosova është arrestuar nga policia e Gjirokastrës ndërsa transportonte 5 emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij kundrejt një fitimi prej 250 euro për person.

Arrestimi i L. Xh u realizua në aksin Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Shtëpëz”. Policia sekuestroi makinën dhe 1 aparat celular.

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Seksionin Operacional, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, si rezultat i një pune hetimore me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "Road Guard 41", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Xh., 30 vjeç, banues në Kosovë.

Arrestimi i shtetasit L. Xh. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur "Shtëpëz", duke transportuar me automjetin e tij, 5 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 250 euro për person.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe një aparat celular", thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/