RTSH 24 Live

Politikë

Më 24 korrik, seanca e betimit të Presidentit të ri Bajram Begaj

04/07/2022

Më 24 korrik, seanca e betimit të Presidentit të ri Bajram Begaj

Më 24 korrik do të bëhet betimi në Kuvend i presidentit të ri të zgjedhur Bajram Begaj, ditë kur shënon dhe fundin e mandatit të presidenti aktual Ilir Meta.

Kjo u vendos në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, që muratori kalendarin e punës së Kuvendit më 11-29 korrik 2029 si dhe caktoi datën e betimit të Presidenti të ri, Bajram Begaj, i cili që do të drejtojë Shqipërinë në 5 vitet e ardhshme.

Bajram Begaj u zgjodh President i Republikës së Shqipërisë me 78 vota pro dhe 4 kundër dhe 1 abstenim në raundin e katërt të votimit. Begaj, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, do të jetë presidenti i 8-të i vendit që pas shpalljes së pluralizmit.

/rtsh.al/