RTSH 24 Live

Politikë

McAllister: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave! S’mund të ecet para pa një opozitë konstruktive

24/05/2022

McAllister: Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave! S’mund të ecet para pa një opozitë konstruktive
kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në PE, David McAllister

Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave. Kështu ka deklaruar kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister, në një konferencë për mediat nga Europa House në Tiranë, nga ku theksoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur.

Shqipëria është një anëtarë e vlerësuar dhe e vlefshme e familje sonë Evropaine një aleat e do të që ka kryer një rol kyç për çështjen e sigurisë së Europën. Falënderoj Shqipërinë për angazhimin e  saj të fortë për integritetin atlantik sa i përket sanksioneve në luftën në Ukrainë. Së pari BE nuk ka kohë për të humbur për çeljen e negociuarave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut pasi të dyja vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme. Të gjitha përpjekjet diplomatike po bëhen për ta kryer procesin. Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për të vijuar reformat në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Teksa vlerësoi punën e bërë deri më tani dhe kërkoi vijimin e reformave në vend, McAllister u shpreh se megjithatë nuk mund të ecet përpara pa një opozitë të fortë dhe konstruktive. Deklarata e McAllister vjen në një kohë kur partia më e madhe opozitare në vend, PD vijon të jetë e përçarë.

Duhet bashkëpunim konstruktiv politik dhe konkurrencë, zgjedhje me garë të plotë. Retorika përçarëse dhe gjuha e urrejtjes do të ngecë procesin. Palët politike të angazhohen në mënyrë konstruktive. Nuk mund të ketë ecuri pa patur një opozitë të fortë dhe konstruktive. Vetëm atëherë do të merren parasysh. Shqipëria ka arritur progres të konsiderueshëm edhe në Reformën në Drejtësi. PE vazhdon që të bëjë thirrje që të ketë fillim të menjëhershëm të negociatave për anëtarësim. I kemi kërkuar Këshillit që të ruajë besueshmërinë duke çelur negociatat me 2 vendet pasi i kanë përmbushur kushtet dhe i bëjmë thirrje këtyre vendeve që të vijojnë të japin rezultate. Le të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë javëve në vijim”, u shpreh McAllister.

I pyetur mbi arrestimin e dy ish-ministrave, Saimir Tahiri dhe Lefter Koka, McAllister i konsideroi tregues se autoritete në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën lundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kjo tregon që autoritetet në Shqipëri e kanë marrë seriozisht luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Unë dëshiroj që t’i inkurajoj të gjithë ata që kanë përgjegjësi në Shqipëri për këtë punë që të vazhdojnë me këtë qëndrim të rëndësishëm kundër korrupsionit krimit dhe trafikimit të drogës. Ky ka qenë dhe mesazhi për ministrin e Brendshëm dhe të Drejtësisë që u kemi dhënë sot”, deklaroi ai.

/rtsh.al/