RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbytet 67-vjeçari në plazhin e Golemit

21/07/2021

Mbytet 67-vjeçari në plazhin e Golemit

Një 67-vjeçar është mbytur pasditen e sotme në Golem, pasi u fut për t’u larë, por nuk mundi të dilte i gjallë nga deti. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 14:45, ku viktimë mbeti 67-vjeçari me inicialet Xh.K. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, nëse 67-vjeçari pësoi ndonjë komplikacion shëndetësor ndërsa ndodhej në ujë duke humbur për pasojë jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.