RTSH 24 Live

Botë

Mbyten të paktën 27 emigrantë që ishin nisur drejt Britanisë së Madhe

24/11/2021

Mbyten të paktën 27 emigrantë që ishin nisur drejt Britanisë së Madhe

Të paktën 27 emigrantë raportohet të jenë mbytur, pasi varka me të cilin udhëtonin drejt Britanisë së Madhe, u mbyt në Kanalin i La Manshit. Ministria e Brendshme franceze tha në një deklaratë se anijet patrulluese gjetën kufoma dhe njerëz pa ndjenja në ujë pasi një peshkatar dha alarmin për incidentin.

Alarmi në policinë franceze u dha nga një anije peshkimi, e cila lajmëroi se kishte pikasur në det dhjetëra trupa njerëzish. Në muajt e fundit është shtuar ndjeshëm numri i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë nga Franca në drejtim të Britanisë së Madhe përmes Kanalit të La Manshit. Sipas të dhënave, deri në muajin nëntor, numri i emigrantëve që kanë hyrë në Britani ka qenë 3 herë më i madh, krahasuar me një vit më parë.

"Ëndrra angleze" vret të paktën 27 persona, mbyten