RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbyllja e TikTok, Rama me prindërit në Fier: Fëmijët përballen me tensione artificiale nga rrjetet sociale

30/11/2024

Mbyllja e TikTok, Rama me prindërit në Fier: Fëmijët përballen me tensione artificiale nga rrjetet sociale

Kryeministri Edi Rama ka vijuar konsultimet me prindërit dhe shkolla lidhur me mbylljen e platformave TikTok dhe Snapchat. Diskutimi këtë herë u zhvillua me prindërit në shkollën “Janaq Kilica” në Fier.

Rama tha se fëmijët po përballen me tensione artificiale përmes rrjeteve sociale dhe gjuhës së komunikimit në media, duke krijuar tek ato tensione të panevojshme.

“Fakti që problemet reale nuk diskutohen, por merret spunto për të hedhur sa më shumë material në favorin tënde dhe kundër tjetrin bëhet që shoqëria të jetojë një lloj tensioni artificial, që pastaj prodhon vështirësi në të gjitha marrëdhëniet. Në këtë vorbull ku janë të gjithë të përfshirë, fëmijët jetojnë në dy botë paralele, një nga bota e mediave që jetojnë të rritur po marrin tension nga ato dhe bota e tensioneve të tyre mes shkollës, shoqërisë, shtëpisë dhe mediave sociale”, tha Rama.

Gjatë bashkëbisedimit, kryeministrit kërkoi edhe një vëmendje të shtura nga prindërit lidhur me faktin e mbajtjes së telefonit nga fëmijët.

“Kur i japin një telefon fëmijës, i keni dhënë një rrugaç për shok. Mund ta kem të ekzagjeruar, por këto rrjetet sociale i përdor për shkak të detyrës si gjithë të tjerët se nuk e shmang dot, por kështu e shoh në dorën e fëmijëve dhe adoleshentëve është si të shkoni të bëni një xhiro me atë krye rrugaçin e lagjes”, tha Rama.

/rtsh.al/