RTSH 24 Live

Politikë

Mbyllet votimi për kreun e PD, ja kur do të shpallet fituesi i zgjedhjeve

13/06/2021

Mbyllet votimi për kreun e PD, ja kur do të shpallet fituesi i zgjedhjeve

Mbyllet procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të Partisë Demokratike. Sipas informacioneve nga PD, 76 qendrat e votimit në të gjithë vendin, pritet që të kenë marrë pjesë rreth 60% e demokratëve. Tashmë në qendrat e votimit do të vijoi pjesa e numërimit, që parashikohet sipas rregullores pas 30 minuta nga fundi i votimit.

Por kur do të shpallet fituesi?  

Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Jemin Gjana u shpreh më herët se në 3-4 orët e para pas përfundimit të votimit për kryetar do të ketë një të dhënë operative për rezultatin, por rezultati përfundimtar do të jepet vetëm paraditen e së hënës.

‘’Një të dhënë operative tek 3-4 orët pas mbylljes së votimit. Do presim deri nga mesnata degët që janë afër, të presim materialet, degët që janë shumë larg, Tropoja, Saranda, Kolonja, etj do i presim ti sjellin nga orët e para të mëngjesit. Porosia është që ti shqërojë kryetari i komisionit dhe cilido nga përfaqësuesit e kandidatëve. Nesër paradite shpallet fituesi. Orën nuk e jap dot.’’- tha Gjana.