RTSH 24 Live

Politikë

Mbrojtja nga sulmet kibernetike/ Niko Peleshi: Jemi para vendeve të tjera të rajonit, po ngremë qendrën operacionale

07/02/2023

Mbrojtja nga sulmet kibernetike/ Niko Peleshi: Jemi para vendeve të tjera të rajonit, po ngremë qendrën operacionale

Në konferencën për sigurinë kiberentike, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka deklaruar se pas sulmit të hakerave iranianë, Shqipëria ka nisur një proces të ri të modernizimit të mbrojtjes kibernetike. Sipas Peleshit, vendi ynë është i pari në rajon për sa i përket sigurisë nga sulmet kiberenetike. Ndërsa shtoi se në Ministrinë e Mbrojtjes po ngrihet qendra operacionale për sigurinë kibernetike.

Shqipëria tani është në avangardë në krahasim me vendet e tjera në rajon pasi ka hyrë në një proces të ri të modernizimit të mbrojtjes kibernetike. Ka disafishuar buxhetet, ka rritur masat për edukimin dhe ndërgjegjësimin.  Dhe kjo konferencë është pjesë e kësaj përpjekje të madhe. Kemi rritur shumë lobimin dhe kemi zgjeruar rrjetin e parntnerëve. Mbrojtja kibernetike nuk mund të realizohet brenda kufijve të një vendi, të një institucioni aq më pak. Ka nevojë që ne të ndërtojmë ura bashkëpunimi, sektori privat, sektori publik. Tani nuk flitet për infrastruktura kritike sepse është aq e ndërlidhur sa duhet që sistemi i mbrojtjes duhet të shkojë në çdo qelizë deri te qytetari i thjeshtë, që të jetë i mirëtrajnuar se çfarë e-maili duhet të hapë dhe çfarë e-maili nuk duhet të hapë e deri te niveli i institucioneve shtetërore dhe private, dhe pastaj bashkëpunimi ndërshtetëror janë elementë të domosdoshëm për të kaluar në një nivel tjetër të rritjes dhe mbrojtjes kibernetike. Ministria e Mbrojtjes sigurinë kibernetike e ka pjesë të sigurisë kombëtare. Kemi ngritur njësinë ushtarake të mbrojtjes kibernetike, kemi një financim nga SHBA prej 24 milionë euro për ngritjen e qendrës operacionale për ngritjen dhe trajnimin e të gjithë paketës së nevojshme për pasur një njësi të mbrojtjes kibernetike në Forcat  e Armatosura dhe në Ministrisë e Mbrojtjes. Ky do të jetë një vit me arritje konkrete, brenda këtij kjo qendër operacionale të fillojë nga funksionimi”, u shpreh Peleshi.

/rtsh.al/