RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbretëria e Bashkuar i dhuron 17 makineri të numërimit të parave Doganës Shqiptare

19/05/2022

Mbretëria e Bashkuar i dhuron 17 makineri të numërimit të parave Doganës Shqiptare
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli

Zyra e përfaqësimit të Drejtorisë për punë doganore dhe të ardhura të Mbretërisë së Bashkuar në Ambasadën Britanike, i kanë dhuruar sot Administratës Doganore Shqiptare 17 makineri të numërimit të vlerave monetare (cash).

Gjatë ceremonisë së organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, falënderoi autoritetet britanike, që nëpërmjet Ambasadës kanë mbështetur ADSH  në projekte të ndryshme.

Zv. Ambasadorja e UK, në Tiranë, Mia Marzouk, theksoi se ndërveprimi ndërkombëtar është thelbësor në zbulimin e mashtrimeve dhe pastrimin e parave, por sipas saj, bashkëpunimi do të vazhdojë në një mënyrë produktive dhe të frytshme me Dogana Shqiptare.

Oficeri Ndërlidhës i HMRC, Emma Harper, vlerësoi punën e bërë nga ADSH, dhe u shpreh, se krimi nuk njeh kufij dhe për këtë arsye bashkëpunimi ndërkombëtar është thelbësor.

/rtsh.al/