RTSH 24 Live

Ekonomi

Mbretëria e Arabisë Saudite lëvron grantin me vlerë 50 milionë USD për Shqipërinë

01/02/2023

Mbretëria e Arabisë Saudite lëvron grantin me vlerë 50 milionë USD për Shqipërinë

Ambasada e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, njoftoi më 1 shkurt 2023, lëvrimin e një granti me vlerë 50 milionë USD nga Mbretëria e Arabisë Saudite për Republikën e Shqipërisë.

Pas takimit me ministren Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ambasadori i Arabisë Saudite Faisal Ghazi Ismail Hifzi, deklaroi se ky grant vjen në kuadër të miqësisë së ngushtë mes dy vendeve dhe vullnetit të qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për t’i qëndruar pranë Shqipërisë, dhe për të mbështetur zhvillimin e saj në dritën e situatës aktuale ekonomike që po kalon Shqipëria, për shkak të krizës globale energjetike dhe presioneve inflacioniste.

Ambasadori Faisal Ghazi Ismail Hifzi, vlerësoi gjithashtu nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve, duke i uruar Republikës së Shqipërisë më shumë përparim dhe prosperitet.