RTSH 24 Live

Botë

Mbretëri e Bashkuar, rreth 1000 të pastrehë humbën jetën në vitin 2020

23/02/2021

Mbretëri e Bashkuar, rreth 1000 të pastrehë humbën jetën në vitin 2020

Sipas shifrave nga grupi i të drejtave sociale Muzeu i Strehimit (MoH), në Mbretërinë e Bashkuar pothuajse 1.000 të pastrehë humbën jetën gjatë vitit 2020.

MoH tha se sipas gjetjeve të një projekti shifra u rrit me më shumë se një e treta krahasuar me vitin e mëparshëm.

"Projekti i Vdekjes së të Pastrehëve në vitin 2020 regjistroi 976 vdekje në të gjithë Anglinë, Skocinë, Uellsin dhe Irlandën e Veriut, një rritje prej 37 për qind në shifrat e raportuara në studimin tonë të vitit 2019", tha MoH.

Sipas MoH-së, në Angli dhe Uells janë regjistruar gjithsej 693 vdekje, në Skoci 176 vdekje dhe në Irlandën e Veriut 107 vdekje.

Grupi i të drejtave sociale tha se vetëm 3 për qind e atyre që vdiqën ishin viktima të koronavirusit të ri (COVID-19), duke e quajtur këtë "një arritje të rëndësishme duke marrë parasysh numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga pandemia".

"Nga rastet në të cilat ne kemi konfirmuar detaje të shkakut të vdekjes, 36 për qind kishin të bënin me përdorimin e drogës dhe alkoolit, ndërsa 15 për qind nga vetëvrasja", tha MoH.