RTSH 24 Live

Lifestyle

Mbretëresha Elizabeth II i rikthehet punës

15/04/2021

Mbretëresha Elizabeth II i rikthehet punës

Me pothuajse 95 vitet e saj, mbretëresha Elizabeth II e gjen veten përballë peshës së kurorës pa pasur princin Philip në krah, shkruan vanityfair.it. ”Ai ishte thjesht forca ime”, shkroi sovrania menjëherë pas vdekjes së tij, në llogarinë zyrtare në Instagram të familjes mbretërore. Tani Madhëria e Saj është vetëm, dhe siç theksoi djali i tij Andrew, “ajo ndjen një zbrazëti të madhe, por duhet të vazhdojë”.

Përveç detyrave mbretërore, mbretëresha e gjen veten edhe përballë grindjes midis nipave të saj Harry dhe William. Dhe çështjet e protokollit në varrimin e gjyshit mund të përkeqësojnë tensionet midis vëllezërve. Harry në teori, pasi kishte humbur rolet ushtarake me të cilat ishte aq i lidhur me lamtumirën në familjen mbretërore, ndryshe nga William, nuk do të mund të paraqitet në shërbimin e varrimit i veshur me një uniformë dhe as nuk do të jetë në gjendje të bëjë përshëndetjen ushtarake para arkivolit.

Mbretëresha, e cila sigurisht nuk dëshiron tensione të mëtejshme familjare në funeral, mund të dalë nga protokolli i saj duke shfrytëzuar një ligj të vitit 1984 sipas të cilit “është e paligjshme për çdo person që nuk shërben në forcat ushtarake të Madhërisë së Saj të veshë uniformën e ndonjë e këtyre forcave pa lejen e Madhërisë së Saj”.

Me pak fjalë, Elizabeth mund të anashkalojë problemet e protokollit duke i dhënë personalisht leje Harrit të veshë uniformën.