RTSH 24 Live

Ekonomi

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, në fund të Nëntorit

20/10/2021

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, në fund të Nëntorit

Qeveria Shqiptare i është rikthyer përsëri marrëveshjeve me Qeverinë e Kosovës.  Plot 86 marrëveshje do të skanohen në një mbledhje të përbashkët , e shtatave nga fillimi i bashkëpunimit, të dy trupave qeveritare në qytetin e Durrësit. Një grup punë do të punojë për përditësimin e këtyre marrëveshjeve dhe gjetjen e hapësirave të reja për rritjen e bashkëpunimit.“Në javën e fundit të nëntorit do të jetë mbledhja e 7-të Shqipëri-Kosovë. Takimi do të zhvillohet në qytetin e Durrësit. Prej ditësh po punohet për realizimin dhe konkretizimin e marrëveshjeve. Në mbledhjen e sotme kemi skanuar të gjitha marrëveshjet, plot 86, të firmosura në të gjitha mbledhjet qeveritare. Bëhet fjalë për marrëveshje të lidhura e zbatuara, marrëveshje të lidhura, por që nuk janë zbatuar, si dhe marrëveshje që do të lidhen në mbledhjen e nëntorit. Në mbledhjen e dy qeverive do të preken marrëveshje, që do të firmosen, në fusha si ekonomia, bashkëpunimi diplomatik e konsullor, arsimi ,shkenca, kultura. Dy ministritë e Jashtme kanë krijuar një grup pune të përbashkët për rishikimin dhe zbatimin e marrëveshjeve në fuqi”, u shpreh ministrja Olta Xhaçka.

Një tjetër vendim i rëndësishëm lidhet me krizën energjitike, e cila duket se nuk ka një zgjidhje të shpjejtë nisur edhe nga kushtet e motit. Qeveria ka kërkuar ndihmën e SECO-s, agjencisë zvicerane për zhvillim që të testojë 4 nga bashkëitë më të mëdha të vendit për të përdorur kundër krizës eficensën e energjisë elektrike. Kjo duket se është një tendencë botërore në kushtet e sotme të krizës dhe për këtë arsye do të provohet edhe në Shqipëri

Autoritetet këmbëngulën në mbajtjen të pandryshuar të çmimit të energjisë elektrike, pavarësisht kostos se rritur të saj në import, duke mbështetur familjarët dhe bizneset e vogla. Ndërsa vijon të mbetet problem gjetja e sasive të energjisë që do të paguhen nga garancia sovrane apo të ardhurat e kompanve të furnizimit me energji elektrike.