RTSH 24 Live

Aktualitet

Mbi 900 të infektuar dhe 31 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

16/04/2021

Mbi 900 të infektuar dhe 31 viktima nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Koronavirusi vijon të regjistrojë shifra të larta të viktmave në Maqedoninë e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit, sipas autoriteteve shëndetësore të vendit fqinj, 31 persona kanë humbur jetën. Edhe numri i infeksioneve vijon të jetë i lartë, ku nga 3.616 teste të kryera janë regjistruar 908 raste të reja me Covid-19. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar gjithsej 145.909 raste, prej të cilëve 121.439 janë shëruar, kurse 4.388 kanë ndërruar jetë.