RTSH 24 Live

Sociale

Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

11/06/2022

Mbi 33 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Mbi 33 mijë maturantë në vend do t’i nënshtrohen këtë të shtunë provimit të dytë të Maturës Shtetërore, atij të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Provimi do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2  orë e 30 minuta, pra deri në 12:30.

Në shkollat ku do të kryhet provimi janë marrë masa për shmangien e kopjeve, ku janë vendosur bllokues valësh për telefonat dhe po ashtu ka edhe dedektorë në hyrje për të zbuluar çdo aparat që nxënësit mund të tentojnë të fusin.

Më datë 17 qershor maturantët do të zhvillojmë testin e matematikës, ndërsa më 24 qershor do të jetë ai i lëndës me zgjedhje.  

/rtsh.al/