RTSH 24 Live

Coronavirus

Mbi 314 mijë të vaksinuar kundër covid në Shqipëri, ja sa doza u injektuan 24 orët e fundit

16/04/2021

Mbi 314 mijë të vaksinuar kundër covid në Shqipëri, ja sa doza u injektuan 24 orët e fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, 10 134 persona janë vaksinuar kundër koronavirusit në Shqipëri. Lajmi bëhet i ditur nga ministrja, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetet sociale. Ndërsa nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar, në total janë kryer 314 622 vaksinime.

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 2 persona, ndërsa janë regjistruar 179 raste të reja me covid.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se 2 qytetarë nga Tirana, të moshave 82-85 vjeç, kanë humbur jetën, ndërsa në rrethe nuk pati asnjë viktimë.Mbi 314 mijë të vaksinuar kundër covid në Shqipëri, sa