RTSH 24 Live

Sociale

Mbi 300 urgjenca në ditë në QSUT, flet shefi i Urgjencës, Eqerem Hasani

30/06/2022

Mbi 300 urgjenca në ditë në QSUT, flet shefi i Urgjencës, Eqerem Hasani
Shefi i Urgjencës Eqerem Hasani

Prej 4 ditësh Urgjenca në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza“ po përballet me fluks të shtuar të pacientëve që kërkojnë ndihmën e menjëhershme të mjekëve.

Shefi i Urgjencës Eqerem Hasani sqaron se shtimi i rasteve që vijnë në spital këtë fund qershori ka ardhur si pasojë e temperaturave të larta por edhe të sëmundjeve të shkaktuara nga pos-COVID.

Në Urgjencë janë konstatuar edhe raste me COVID, por janë të pakta në numër.

Moshat e mesme dhe të sëmurët kronik zënë peshën më të madhe të urgjencave. Ndërsa stafi mjekësor është i mjaftueshëm për të përballuar të gjitha rastet.

Shefi i Urgjencës i kërkon qytetarëve që për rastet e thjeshta t’i drejtohen mjekut të lagjes, për të mos krijuar mbingarkesë në Urgjencën e QSUT.

Urgjenca polivalente e Qendrës spitalore universitare është më e madhja në vend e cila përballon dhe rastet e ardhura nga rrethet.

/rtsh/